Thaçi pas takimit me përfaqësuesin e SHBA’së jep këtë paralajmërim

Presidenti Hashim Thaçi ka treguar se çfarë bisedoi me njeriun e shtetit amerikan, i cili pas Serbisë sot zhvilloi vizitë edhe në Kosovë.

Thaçi ka thënë se me zëvendës-ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer, kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend, marrëdhëniet mes dy vendeve, FSK’së.

“Me Zëvendës-ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mattheë Palmer, sot biseduam për marrëdhëniet bilaterale, për zhvillimet politike në vend, për procesin e integrimeve euroatlantike dhe të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe për FSK-në”, ka thënë presidenti.

Mirëpo, presidenti Thaçi nuk e ka lënë pa diskutuar edhe çështjen më të ‘rrahur’ muajt e fundit, e që u nis nga vetë ai. Ai tha se, pas arritjes së marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, është radha e një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pas marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë është radha e një marrëveshjeje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. SHBA-ja na përkrahë plotësisht në këtë proces”, ka shtuar i pari i vendit.

Ndërkohë, zëvendës-ndihmësi i sekretarit amerikan, akoma nuk ka folur për media rreth vizitës në Kosovë. Ai sa ishte në Serbi foli rreth këtyre temave, ku mbante qëndrim PRO çdo marrëveshjeje që buron nga të dyja vendet.

“Pozicioni ynë është se nuk ka vija të kuqe e as çeqe blanko. Do të dëshironim që të dy palët të arrijnë marrëveshjen më të mirë të mundshme. Ne do të shikojm atë që do të na e sjellin, e sapo të pajtohen të dy shoqëritë dhe të gjithë ta konsiderojnë si zgjidhje të mirë, dhe do të mendojmë mirë, dhe nëse do të kemi vërejtje në disa detaje, ne do t’i paraqësin qartas”, ka thënë më herët Palmer.

Sidoqoftë, zyrtari i lartë amerikan zhvilloi vizitë edhe në Serbi ku u takua me presidentin serb. Media atje raportuan se në takimin me Aleksandar Vucic’in, Palmer theksoi përkrahjen për ushtrinë e Kosovës si dhe dialogun mes të dyja vendeve./gazetametro.net.

SHPËRNDAJE