Politikanët dhe qasja e tyre ndaj votuesve!

Shkruan: Mr.Sc. Rrahman Sefedini

Për të kuptuar qasjen e disa udhëheqësve karshi votuesve të tyre sot, është i nevojshëm studimi fillestar i politikanit në kuptimin teorik (profatabil per vete dhe shfrytzues i votuesit, apo profitabil për vete dhe për votuesit e vetë i barabart), e mandej duhet analizuar qasja e tyre në kuptimin praktik. Nga pikëpamja shoqërore, udhëheqësit politik sot ndahen në dy grupe:

1.Ata të cilët punojnë për ta krijuar grupin e ngusht klanor, i cili mandej lufton për shefin dhe ndonjë rrisk të vogël për veti dhe;
2. Grupi tjetër i cili punon që të krijoi një masë popullore e cila gjithë kohën duhet të luftojë që të mbijetoi shefi dhe grupi i tij, pa përfituar për veti asgjë.

Në këtë kuptim ndërohet edhe vizioni politik i udhëheqësve të ndryshëm të cilët nuk mund të kenë jetëgjatësi në politikën e sotme moderne. Për dallim prej segmenteve të tjera shoqërore, politika është shumë më specifike dhe më komplekse. Rëndom veprimtaritë apo aktivitetet tjera shoqërore janë të bazuara më tepër në rregulla të përgjithshme dhe si të tilla ato funksionojnë brenda një kuadri standard në gjithë Botën, me ndryshime të vogla. Në këtë kontekst mund të përmendim pothuaj se shumicën e atyre që njihen si profesione, mësimdhënësit, gazetarët, studentët etj, në të gjitha vendet funksionojnë sipas rregullave të përcaktuara nga të tjerët. Në njëfarë mënyre disa rregulla ekzistojnë edhe për politikanët, mirëpo kjo është shumë më ndryshe. Esenca është në atë se politika ofron mundësi shumë të mëdha për të qenë kreativ, porse për të qenë kreativ duhet pasur së pari udhëheqës të cilët kanë guximin dhe sinqeritetin për të punuar.

Disa politikan në Kosovë funksionojnë konform disa rregullave, mirëpo ata janë shumë më elastik dhe te pershtatshëm per grupin e ngusht klanor. Duke u nisur nga kjo qasje, mund të nxjerrim si konkluzë se politika ofron mundësi shumë më të mëdha për të qenë ndryshe për ata që jan në grupin klanor. Kështu në bazë të rrethanave dhe specifikave të një partie edhe politika është specifike dhe e ndryshme.Mirëpo edhe brenda grupeve te veta të caktuara politikanët mandej kanë një rrjetë tjetër selektuese të njerëzve brenda grupit-klanit ku dikë e ndajnë per avancime e dikë vetëm për të mbledhur vota.

Zakonisht ata të cilët janë servil dhe të ndëgjueshëm ndaj kryetarit dhe grupit të tij të ngushtë i pret edhe avancimi, shumicën e herave pa meritë, kurse ata të cilët mbushin hambarin me vota harrohen në momentin që partia vie në pushtet. Sa më lartë në pozitë që janë udhëheqësit e tillë, aq më pak fuksionon lidhja me votuesit e po ashtu forcohet më shumë lidhja me grupin klanor të tij e shpeshë herë edhe me klanet e ndryshme mafioze e kriminale.
“Pushteti i prish udhëheqësit” ka thënë populli dhe kjo po argumentohet më së miri. Sado pakëz pushtet që të marrin edhe në nivelin lokal i harrojnë njerëzit që kontribuojnë kur janë pa pushtet, se le më në nivelin qëndror. Porse kjo metodologji e punës nuk funksionon gjithë, ngase politika është episodike dhe përveç gëzimit si pjesë të vete ka edhe hidhërimin, e të dyjat është mirë të menagjhen bashkërisht me votuesit, jo hidhërimin me votuesit, ndërsa gëzimin vetëm me grupin-klanin e ngushtë.
Partitë dhe liderët të cilët i injorojnë ata të cilët kontribuojnë shumë për ta, i ofrohen shumë më shpejtë fundit, prandaj një qasje tjetër dhe më pozitive mund të ngadalësojë rënjen e shpejtë, e cila për politikanët e tillë është e pashmangshme. Udhëheqësit e tillë nuk duhet harruar thënien, “ çdo gjë ka zavendësim” e në këtë kontest edhe zavendësimin e udhëheqësve të partive, sepse liderë nuk mund ti quajmë të tillët.

Dallimi në mes liderit dhe politikanit udhëheqës është ngase lideri mendon për mirëqenjen e qytetarëve, ndërsa politikani mendon për zgjedhjet e ardhëshme, të cilat nganjëherë edhe mund të jenë fatale për të. Është mirë të mësohet nga gabimet, për ndryshe qytetarët-votuesit nuk durojnë në pafundësi. Kujdes!…

SHPËRNDAJE