Përsëri aksident zingjiror, përfshihen gjashtë vetura

Një aksident i rëndë zingjiror ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Veternik të Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 dhe se deri më tani janë raportuar vetëm dëme materiale.

Në aksident, siç ka bërë të ditur Ahmeti kanë qenë të përfshira gjashtë automjete.

Me rastin po mirret njësiti i trafikut. /Lajmi.net/

SHPËRNDAJE