Parlamenti Evropian voton për ndalimin e dynerit në Evropë, ky është vendimi

Parlamenti Evropian për vetëm tre vota nuk ka lejuar që të ndalohet shitja e dynerit në gjithë Evropën.

Nevoja për një shumicë absolute prej 376 vota për ndalimin e fosfateve, legjislatura ka dështuar për vetëm tre vota.

Votimit për këtë ishin 373 vota për, 272 kundër dhe 30 abstenim.

Ky vendim është pritur shumë nga industria e donerëve, të cilët thonë se ata kanë nevojë për fosfate për të mbajtur mishin e ngrirë të lëngshëm, të butë e të shijshëm për konsumim, transmeton koha.net.

Ndërsa të tjerët thonë se fosfatet janë të rrezikshme për shëndetin dhe shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare.

“Ne shpëtuam dynerët tuaj. Jeni të mirëseardhur”, ka thënë grupi Kristian Demokrat EPP, të cilët kanë votuar për të lejuar fosfatet pasi ende nuk ka prova që ndikon negativ në shëndetin e njeriut.

Ndërsa Socialistët dhe Të Gjelbrit kanë qenë për ndalimin e tij për arsye shëndetësore.

Megjithatë një studim nga Agjencia Evropiane për Siguri në Ushqim (EFSA) që do të bëhet në vitin e ardhshëm mund ta rikthej atë në Parlament.

SHPËRNDAJE