Njoftim me rëndësi për qytetarët e Prishtinës

Nesër, 17 prill, fillon procesi i deratizimit pranveror (eliminimit të brejtësve) i rrjetit të kanalizimit, bodrumeve dhe garazheve publike nëpër lagjet e Prishtinës.

Ky proces ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve.

ashkëpunimi i qytetarëve në këtë aktivitet është shumë i rëndësishëm. Prandaj, lusim qytetarët të na përkrahin në mënyrë që ky aktivitet të realizohet me sukses.

Kërkohet nga qytetarët që ti hapin dyert e podrumeve dhe garazheve në mënyrë që të sigurohet qasje e lehtë në këto hapësira, derisa monitorimi i këtij procesi do të jetë i vazhdueshëm.

Orari i deratizimit nëpër lagje: Lakërishte dhe Dardani / 17 – 22 prillUlpiana / 23 – 25 prillKodra e Diellit, Aktashi / 26 – 29 prillQendra e Qytetit me garazha / 30 prill – 2 majVellusha , Blloku I I-rë, dhe i II-të / 03 majTophane, Ndërtesat te Fusha e Pajtimit / 04 majTrajtim plotësues sipas nevojës / 06 maj

SHPËRNDAJE