Media e huaj shkruan për bashkëshorten e futbollistit shqiptar, Shkodran Mustafit

Bashkëshortja e yllit të Arsenalit Shkodran Mustafi, Vjosa, me të cilën ai u martua në fshehtësi në Venecia, është titulli të cilin “The Sun” i ka vendosur këtij artikulli për të, përcjellë GazetaBlic.

VJOSA KABA është bashkëshortja e mbrojtësit të Arsenalit, Shkodran Mustafi, që thuhet se u martua në fshehtësi dy vjet më parë.

Ata thuhet se janë njohur me njëri-tjetrin një vit para se ylli i Arsenalit, Mustafi t’i propozonte asaj.

Por, nuk ka pasur fotografi ekskluzive të shitura për mediat anë e mbanë botës.

Mustafi dhe Vjosa patën një ceremoni të thjeshtë, në një hotel të mrekullueshëm në Venedik. Mustafi thuhet se i ka propozuar Vjosës në Gostivar, një qytet në veri të Maqedonisë dhe vendlindjen e prindërve të tij.

Një festë me 350 miq dhe familjarë, në një hotel në liqenin e Ohrit.

Ndërsa, tani çifti kanë dy fëmijë dhe jetojnë në Londër./GazetaBlic

SHPËRNDAJE