Largohet nga Barca, transferohet te Chelsea

Chelsea janë të përgatitur për të sfiduar Milanin në garën për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Denis Suaraz, në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra nga Premierliga, kanë filluar të shfaqin interesim për Denis Suarezin e Barcelonës.

Është Milan që muaj më parë ka nisur të mendojë për transferimin e 24 vjeçarit, duke e kërkuar fillimisht në formulën e huazimit, për ta blerë përfundimisht gjatë afatit kalimtar të verës.

Për Milanin, gara për të siguruar shërbimet e Suarez do të bëhet edhe më e vështirë.

‘Daily Express’ raporton se Chelsea po shikon mundësinë e arritjes së një marrëveshje me Barcelonën, për lojtarin që kushton 40 milionë euro

SHPËRNDAJE