Gruaja e dinte se e kishte tradhtuar 8 herë, por mbeti e shtangur kur kuptoi të vërtetën e burrit – u largua në lot nga emisioni

Amerikania Brandi Maxiell ka përjetuar një tronditje të rëndë kur burri i saj tha gjatë një programi televiziv se ai kishte fjetur me më shumë se 50 gra.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Brandi dhe burri i saj Jason filluan të dalin si adoleshentë dhe u martuan në vitin 2009, pas 17 vitesh marrëdhënie.Ata tanimë kanë edhe një djalë.

Çifti, siç thuhet më tej, u shfaqën me qëllim gjetjen e një zgjidhje për mosmarrëveshjet më të shpeshta që tronditën martesën e tyre, të gjitha për shkak të problemit të pijes te Jason, siç mendonte Brandi.

E derisa Maxiell ka thënë se ajo e dinte se bashkëshorti i saj gjatë viteve të martesës kishte tetë afera seksuale, mbeti e tronditur kur dëgjoi rrëfimin e tij se ai e kishte mashtruar më shumë se me 50 gra.

E mbuluar nga dhimbja dhe e gjendur para miliona shikuesve, Brandi u largua nga studio në lot.

Por rrëfimi i burrit nuk ka përfunduar me kaq.Siç thuhet më tej, më pas ai ka zbuluar se kishte “kaluar natën” me hiq më pak se 341 gra, por kjo ishte kur Brandi, partnerja e tij prej 17 vitesh, nuk ishte në studio.

SHPËRNDAJE