Festimi i golit të tretë mund t’i kushtojë shtrenjtë Ronaldos

U bë hit në rrjetet sociale me festimin e tij pas golit të tretë që shënoi kundër Atletico Madridit.

Cristiano Ronaldos mund t’i kushtojë shtrenjtë festimi i golit të tretë në fitoren 3:0 të Juventusit ndaj Atletico Madrid në ‘Allianz Stadium’.

Ylli portugez pati një natë magjike të martën mbrëma, ku shënoi tri gola për t’i mundësuar Juventusit përmbysjen e rezultatit ndaj Atletico Madrid dhe kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

34 vjeçari, golin e kualifikimit e shënoi në minutat e fundit të ndeshjes nga penalltia, dhe nuk hezitoi t’i përgjigjet në të njëjtën mënyrë festimit të Diego Simeones nga ndeshja e parë e zhvilluar në ‘Ëanda Metropolitano’.

Mediet në Spanjë shkruajnë se festimi i Ronaldos ishte drejtuar tifozëve ‘Colchoneros’, të cilët e kishin provokuar Ronaldon gjatë gjithë kohës në ndeshjen e parë.

Në anën tjetër, media italiane ‘Gazzeta dello Sport’, shkruan se UEFA mund të hap një hetim në lidhje me festimin e Ronaldos.

Ndryshe nga Simeone që u gjobit, Ronaldo rrezikon të skualifikohet për një ndeshje, pasi gjesti i tij mund të cilësohet provokues dhe tallës për palën kundërshtare.

Me një dënim, Ronaldo do të humbiste ndeshjen e parë çerekfinale. Në ditët në vijmë, pritet një vendim i UEFA-s në lidhje me këtë rast.

SHPËRNDAJE