ETC-ja në Vushtrri shet qumësht me afat të skaduar, alarmohen banorët (FOTO)

Shitja e produkteve me afat të skaduar, po shqetëson qytetarët e Vushtrrisë.

Në fotot e dërguara nga një qytetar për Ballkani.info, shihet paketimi i qumështit me afat të skaduar.

Fatura e blerjes tregon e shtypur më 9 janar, përderisa në paketimin e qumështit data e skadimit është më 3 janar të këtij viti.

Viktima që në këtë rast ka blerë këtë qumësht, ka thënë për Ballkani.info se është hera e dytë që i ndodhë një gjë e tillë në qendrën tregtare ‘ETC’ në Vushtrri, andaj edhe ka vendosur ta shpërndajë lajmin, pasi që sipas tij në këtë mënyrë ‘po helmohen fëmijët’.

Blerja është bërë në rrugën ‘Hoxhë Kadriu’, në qendrën tregtare ‘ETC’ në Vushtrri.

SHPËRNDAJE