Edhe dy deputetë të NISMA-s janë ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale? (Emrat)

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Gjykata Speciale e Kosovës ka nisur punën e saj hetimore për krimet e supozuara të luftës që pretendohet se janë kryer nga shqiptarët.

Veriu.info mëson se në mesin e të ftuarve janë edhe dy deputetë të NISMA-s, Zafir Berisha dhe Haxhi Shala.

Edhe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Deri më tash disa ish komandantë të UÇK-së janë ftuar të intervistohen nga Gjykata Speciale për në muajin janar, ku në mesin e tyre janë: Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku, Remzi Shala, Nazif Mehmeti e Sokol Dobruna.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE