Dy fytyrat e Vuçiqit

Me gjithë iniciativat ndërkombëtare, evropiane, por së fundi edhe amerikane për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq mbetet ai i njëjti.

Në njërën anë presidenti i Serbisë po tenton të promovohet si ‘njeri i paqes’, ndërsa në anën tjetër po punon natë e ditë kundër shtetit të Kosovës, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

Në kulmin e këtyre iniciativave, Serbia vazhdon sërish lobimin kundër pranimit të Kosovës në Interpol.

Apo duke ju referuar të kaluarës së Vuçiqit kur edhe ai është krijuar dhe ngritur si politikan, në kohën e ‘Kasapit të Ballkanit” Shllobodan Millosheviqit, del se presidenti i Sërbisë nuk ka ndërruar, por vetëm i ka bërë dy fytyra.

“Koha nuk i ndërron njerëzit, por vetëm ua shpërfaq fytyrën e vërtet”, thotë një fjalë e vjetër. /Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE