Digjen dy vetura, kamera “kap” autorin e zjarrvënies (Foto)

Dy makina janë përfshirë nga zjarri gjatë natës në Elbasan të Shqipërisë. Fillimisht zjarri është shfaqur në automjetin tip “Volsvagen”me targa AA 595 KP në pronësi të Hysen Hasekiut shtetas shqiptar, duke e djegur plotësisht.

Ndërkohë flakët janë përhapur duke djegur edhe makinën tip “Skoda” me targa AA702DL në pronësi të Bledar Hoxhës, e cila ishte parkuar ngjitur me Drejtorinë e Policisë së Elbasanit.

Zjarri mësohet se ka qenë i qëllimshëm dhe policia ka mundur të identifikojë dhe autorin përmes kameras së sigurisë që ka qenë instaluar para Drejtorisë së Policisë Elbasan. Bëhet fjalë për shtetasin Mario Toci, 38 vjeç, i njohur për policinë për shkak të preçedentëve të mëparshëm penalë.

Policia vijon kërkimet për kapjen e autorëve./Oranews

SHPËRNDAJE