Dhëndërri akuzon mikun se ia uzurpoi lokalin, miku ia tregon dokumentet

Naman Statovci ka akuzuar vëllaun e gruas se tij, më saktë dhëndërrin, se i ka uzurpuar lokalin në të cilën, siç pretendon ai, investoi të gjitha parat që kishte marrur hua nga vëllai i tij në Zvicër.


Naman Statovci po e akuzon dhandërrin e tij, Enis Bllacën, se ai e tradhëtoi duke ia marrë lokalin e tij në të cilin kishte investuar të gjitha paratë. Siç thotë dhëndërri, ai mori mikun në biznesin e tij vetëm për të e ndihmuar pasi e kishte vëlla të gruas. Statovci tregoi se në lokalin “The Golden Sill” i cili gjendet afër Boro-Ramizit, ka investuar mbi 30 mijë euro dhe biznesin e kishte vendosur në emrin e mikut, shkruan gazetametro.net

“Unë i kam marrë paret te vëllau i jem hua në Zvicër, 17 mijë franga mi ka dërgu në bank, dhe 14 mijë e 125 euro mi ka dorëzu në dorë, së bashku me mikun tim e kemi qel restauranin së bashku, unë edhe vëllau i gruas, kemi punu dhe kemi nda fitimin përgjysëm, të gjitha investimet kanë qenë nga unë nga parat e huazuara nga vëllau që kam në Zvicër”, tha Statovci për Metron.

Arsyeja e ndarjes ishte një rrahje e organizuar nga miku, sipas Statovcit. Ai tregoi se i besoi shumë atij duke i lënë të gjitha punët me letra, pasi ky merrej me punët e vrazhda në lokal. Siç thotë ai, dhëndërri ishte marrë me rregullimin e gjërave teknike në lokal dhe e la në pronësi të mikut lokalin me arsyetimin se ‘i njeh më mirë punët me letra’. Statovci po thotë se miku e mashtroi dhe e tradhoti.

“Arsyeja e vetme ka qenë se unë jam marr me punët e vrazhda në lokal, nuk jam marr me diçka tjetër, pasi këto punë më shkojnë për dore, dhe atij ja kam besu të gjitha punët tjera me letra, dhe aj ka bërë dallaver duke thënë se po shkojë po bisedoj me pronarin e lokalit se aj dëshiron që të ketë vetëm një pronarë/ortakë. Ai e organizoi njëfarë rrehje aty me mu, është rasti edhe në gjykatë, ku ai i thirri policinë pas kësaj dhe më dëboi nga lokali. Ai më ka mashtru dhe më ka tradhtu, ka thënë po e qes lokalin në emër tem, me datën 05.01.2018 ne nuk jemi bashk si ortak”, tha Statovci në telefon për Metron.

Por, ndryshe mendon miku i tij Enis Bllaca. Ai për Gazetën Metro tregoi se është pronari i lokalit “The Golden Sill”, ku tregoi edhe dokumentet valide të cilat tregojnë se ai është pornari. Ai ka Certifikatë të Regjistrimit të Biznesit, e lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Bllaca po ashtu ka treguar se ka edhe llogari bankare në emër të biznesit që zotëron nga dhjeori i vitit 2017, më poshtë keni foton e llogarisë rrjedhëse të restauranit “The Golden Sill”.

Statovci ka treguar se e ka paditur mikun në Prokurorinë e Shtetit me pretendimin se ai e ka mashtruar dhe uzurpuar biznesin.

SHPËRNDAJE