Bordi i “Trepçës” emëron ushtruesin e detyrës së Menaxherit të ndërmarrjes

Ndërmarrja “Trepça” prej disa muajsh funksionim me ushtrues detyrë të Menaxherit, ku deri më tash është udhëhequr nga Miftar Hyseni, i cili është pensionuar.

Bordi Mbikëqyrës në mbledhjes e mbajtur më datë 27 nëntor ka zgjedhur ushtruesin e ri të detyrës së Menaxherit, që është magjistri i shkencave të xehtarisë, Xhevdet Tahiri, raporton Veriu.info. Lajmi e ka bërë të ditur Ardian Syla, Kryesues i Bordit të “Trepçës”

Ja postimi i plotë i Ardian Sylës në Facebook:

Njoftojmë gjithë opinionin publik si dhe gjithë të punësuarit në Ndërmarrjen “Trepça” se Bordi Mbikqyrës i Trepça sh.a. bazuar në kompetencat mbi Ligjin për Trepçën si dhe legjislacionin tjetër në fuqi në mbledhjen e mbajtur me datë 27.11.2018 ka emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës së menaxherit z. Xhevdet Tahiri.

Z. Tahiri është magjistër i shkencave të xehtarisë dhe ka mbi 15 vite përvojë
pune në Ndërmarrjen “Trepça”. Ushtruesi i detyrës së menaxherit të Trepçës është zotuar se do të punojë me përkushtim të madh me qëllim të përmirësimit të situatës në prodhim. Prodhimi në Ndërmarrjen “Trepça” ka shënuar rënie të vazhdueshme viteve të fundit për shumë arsye të ndryshme. Faktorë të ndryshëm kanë ndikuar në rënien e prodhimit siç janë fuqia e re punëtore, mungesa e investimeve kapitale, teknologjia e vjetëruar, mirëpo duke mos përjashtuar edhe mos disciplinën në punë si dhe mos respektimin e obligimeve që dalin nga kontrata e punës.

Z. Tahiri do të ketë mbështetjen e plotë të Bordit Mbikqyrës dhe gjitha institucioneve relevante në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme dhe të domosdoshme me qëllim të përmirësimit të gjendjes në prodhim si dhe stabilizimin e gjendjes financiare të ndërmarrjes.

Emërimi i z.Tahiri në këtë pozitë ka ardhur si rrjedhojë e miratimit të pushimit vjetor të ish ushtruesit të detyrës z. Miftar Hyseni i cili njiherit pensionohet në dhjetor të këtij viti.

SHPËRNDAJE