Barcelona merr një lajm tejet të keq pas fitores ndaj Lyonit, ylli i skuadrës mungon për afro 1 muaj

Fitorja ndaj Lyonit dhe spektakli i ofruar nga djemtë e Valverdes ka bërë që të gjithë të mendojnë se ky mund të jetë sezoni i duhur për Barcelonan që të bëjë diferencën dhe që të fitojë Champions.

Por, lajmi i keq është pas dere dhe ka ardhur ditën e sotme, pasi janë bërë ekzaminimet.

Po flasim për një nga futbollistët më të talentuar të katalanasve.

Ousmane Dembele është dëmtuar dhe Champions tashmë është në rrezik. Për të paktën, çerekfinalet e vajtjes, që parashikohen për datën 9 dhe 10 prill.

Mesfushori i Barcelonës ka pësuar një tërheqje në kofshë dhe, sipas komunikatës së klubit duhet të qëndrojë jashtë 3 apo 4 javë. Pra, një muaj stop.

SHPËRNDAJE