Arsenal po e mendon shitjen e Xhakës

Mediet britanike raportojnë se skuadra e Arsenal po e konsideron mundësinë për ta shitur yllin e mesfushës, Granit Xhaka.

Unai Emery duhet të shesë disa lojtarë për të ngritur fondet e skuadrës që të ‘godas’ në merkaton e verës, dhe mesfushori kosovar me pasaportën zvicerane mund të jetë një nga të larguarit.

Sipas ‘Express’, është skuadra nga Serie A, Inter, destinacioni i radhës për yllin e ‘gunners’, i cili ishte në planet bazë të trajnerit këtë edicion.

Ishte pikërisht Inter ata që të parët filluan të interesohen për reprezentuesin e Zvicrës, e pas këtij interesimi, mediet britanike nuk po e hedhin poshtë një mundësi për transferim.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i bordit dhe trajnerit të Arsenal për mesfushorin nga Kosova.

SHPËRNDAJE