Aksident i rëndë: Rrokulliset vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjilan, në fshatin Bresalcë.

Aksidenti ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së veturës, konform rregullave të komunikacionit në këtë rrugë. Dy vetura janë goditur me njëra tjetrën, derisa njëra ka pësuar dëme më të mëdha, mirëpo nuk dihet se a ka të lënduar.

Ndërkaq viti 2019 ka qenë viti më i përgjakshëm i humbjeve të jetëve në aksident edhe pse policia po apelon çdo ditë që të kihet kujdes në komunikacion. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE