​Portieri i Monacos i mbron tri penallti dhe pastaj e shënon golin e fitores

Portieri Loic Badiashile ishte heroi i natës në ndeshjen çerekfinale të Cope de la Ligue, mes Monacos dhe Rennes. Francezi 20-vjeçar i mbrojti tri penallti dhe arriti ta shënojë golin e fitores nga një penallti tjetër për t’ia siguruar Monacos një vend në gjysmëfinale.

Fillimisht, në epërsi goli Rennes përmes golit të shënuar nga Benjamin Bourigeaud në minutën e 30-të, gol ky i cili u asistua nga ish-lojtari i Paris Saint-Germainit, Hatem Ben Afra, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, për Rennesin, pjesa e dytë nuk filloi ashtu siç kishte përfunduar pjesa parë, pasi që në minutën e 54-të, Monaco arriti ta shënojë golin e barazimit, përmes Rony Lopes.

Ky rezultat nuk u ndryshua në lojë të rregullt dhe për këtë arsye ndeshja u vendos përmes gjuajtjeve të penalltive. Skuadra e Thierry Henrys, Monaco, e fitoi ndeshjen me rezultat 8-7 në penallti.

Henry do ta ketë mundësinë ta fitojë titullin e tij të parë me Monacos, pasi që Paris Saint-Germaini pësoi një disfatë tronditë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Guningampit, të cilën parisienët e humbën me rezultat 2-1.

Ish-ylli i Arsenalit e Barcelonës nuk e ka pasur të lehtë aspak të lehtë me Monacon që kur u emërua në këtë pozitë, pas shkarkimit të Leonardo Jardimit. Klubi francez tani është në zonën e klubeve që rrezikojnë rënien në nivelin e dytë të futbollit në Francë.

Monaco është në pozitën e 19-të në tabelën e Ligue 1, pas 18 ndeshjeve të zhvilluara këtë sezon. Ata kanë vetëm dy pikë më shumë se klubi në vendin e fundit, Guingamp, dhe janë vetëm tre pikë larg klubit në vendin e 18-të, Dijon. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE